Champions League / Dy penallti në 'Metropolitano', Atletico-Arsenal përfundon pa fitues, kualifikimi vendoset në Emirates

29 Prill 2026, 23:24 / SPORT ALFA PRESS
Champions League / Dy penallti në 'Metropolitano',

Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Atletico Madridit dhe Arsenalit në “Metropolitano” u mbyll me barazim 1-1, në një ndeshje me emocione deri në fund. Sfida mbetet totalisht e hapur për aktin e dytë që do të luhet në “Emirates Stadium”.

Arsenali e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Atleticos në “Metropolitano”, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Nw minutwn e 43’, David Hancko (Atletico Madrid) ndërhyn në mënyrë të ashpër brenda zonës dhe gjyqtari nuk heziton: akordon penallti për Arsenalin, një mundësi e artë për të kaluar në avantazh.

Viktor Gyökeres merr përsipër ekzekutimin dhe nuk gabon. Sulmuesi i Arsenalit dërgon topin në anën e majtë të portës, duke e mposhtur Jan Oblak-un, i cili e kishte parashikuar drejtimin por nuk arriti ta ndalte topin.

Me këtë gol, Arsenali shkon në pushim me epërsi minimale, por shumë të rëndësishme në një transfertë të vështirë si ajo në Madrid. Atletico, nga ana tjetër, do të kërkojë të reagojë në pjesën e dytë, duke rritur presionin dhe intensitetin ofensiv për të përmbysur rezultatin.

Pjesa e dytë nis më mirë për Atleticon, që barazon rezultatin me golin e Alvarez-it, të shënuar me penallti, që u akordua nga sistemi VAR, 1-1. 

Po ndodh...