Powell jep dorëheqjen si shef i Rezervës Federale të SHBA, Fed mban të pandryshuara normat e interesit
Banka Federale (Fed) vendosi, siç pritej, të mbajë të pandryshuara normat e interesit në intervalin 3,5%–3,75%, në atë që duket të jetë mbledhja e fundit e Komitetit të Politikës Monetare nën drejtimin e Jerome Powell.
Powell, i cili përmbyll tetë vite në krye të Fed-it, përshëndeti pasuesin e tij, Kevin Warsh, dhe njoftoi se do të vijojë të mbajë postin e guvernatorit të bankës federale edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryetar i institucionit më 15 maj.
Ai premtoi se do të mbajë një profil të ulët publik, ndërsa shprehu edhe kënaqësinë për mbylljen e hetimit penal ndaj tij.
Sipas Powell, ai synon të qëndrojë në Fed të paktën deri në përfundimin e hetimeve që po zhvillohen edhe nga inspektori i përgjithshëm lidhur me tejkalimin e kostove në rikonstruksionin e selisë qendrore.
Nëse emërimi i tij miratohet nga Senati, Kevin Warsh do të marrë detyrën nga Powell më 15 maj.
Më herët gjatë ditës, një komision i Senatit dha dritën jeshile për emërimin e tij vetëm me votat e anëtarëve republikanë, ndërsa demokratët e kanë cilësuar atë si një “marionetë” të presidentit Donald Trump.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128