Hetimi i pasurisë edhe te të afërmit e Ballukut, Lala: U kontrollua edhe një rezidencë në jug

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në Opinion në Tv Klan, tha se gjatë ditës së sotme më 29 prill janë zhvilluar 20 kontrolle në total tek njerëz të afërm të ish-zv kryeministres Belinda Balluku.
Lala tha se nuk mund të flasë me emra, sepse nuk ka persona të dënuar me vendim të formës së prerë.
Shtoi se një kontroll është ushtruar edhe në një rezidencë në jug të vendit.
“Ka në total 20 urdhra-kontrolli nga SPAK te të afërmit e Ballukut. Konsiderohen të pafajshëm këta persona, derisa nuk ka vendim final për ta, kjo duhet then që në fillim. Ka pasur kontrolle në disa zona rezidenciale të jugut të Shqipërisë. Është marrë në pyetje dhe një nga shoferët e zonjës Balluku.
Dyshohet se bëhet fjalë për pasuri të vëna nga procedura jokorrekte tenderuese. Zonja Balluku është e pandehur për Tunelin e Llogarasë, ndërsa për lotet e Unazës së Madhe është nën hetim. Janë ekzekutuar të gjithë urdhrat e ndalimit. Dy prokurorët e SPAK kanë shkuar personalisht të bëjnë kontrolle dhe agjentët e BKH-së nuk kanë pasur dijeni se ku do të zhvilloheshin kontrollet. Operacionet e kontrolleve kanë mbaruar gjatë ditës së sotme.”- tha Lala.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128