“Ik ore pjellë serbe!” degradon në fyerje debati mes deputetëve të PDK dhe Vetëvendosjes
Është përfshirë nga debatet studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, mes ish-deputetit të PDK-së Nisem Berisha dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi, pasi Kosova dështoi të zgjedhë presidentin e ri duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Vetëvendosje akuzon opozitën për bllokim, ndërsa opozita thotë se qëllimi i Vetëvendosjes është të fitojë kohë deri në votën e diasporës.
Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, debati mes Berishës dhe Rustemi degradoi në fyerje personale. Ky i fundit e akuzoi opozitën se ka frikë nga Kurti për shkak të pasurisë së pajustifikueshme që kanë fituar kur ishin në qeveri. Në përgjigje të këtyre deklaratave, Berisha akuzoi Rustemin si pjellë të Serbisë, ndërsa akuza ngriti edhe ndaj ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.
Të dy palët akuzojnë njëri tjetrin për bashkëpunim me listën serbe.
Pjesë nga debati në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN:
Nisem Berisha: Qëllimi ishte me e çu çështjen kushtetuese me blerë prapë kohë. Çka do të thotë blerja e kohës? Me i shty zgjedhjet në një moment të përshtatshëm që këta aludojnë në mërgatën dhe mundohen ta trajtojnë se gjoja opozita i trembet të votës së mërgatë.
Adnan Rustemi: Po ta kishim që do ta bënim. Ju na ndaluat
Nisem Berisha: Mbylle gojën kur flas unë zhurmës
Adnan Rustemi: Ju e keni hallin e pasurisë dhe i frikoni konfiskimin e pasurisë se ju e keni hallin, natyrisht koordinim me Listën Serbe për ta sabotuar shtetin e Kosovës, për të penguar qeverisen e mirë të vendor dhe e përdor çdo metodë për ta goditurin kurtin. Unë e kuptoj ku e keni hallin edhe shqetimin por jo caktoni dot kush qeverisë në Kosovë populli i Kosovës ka votuar edhe populli Kosovës e vet përsëri propagli Deon Mihajlit mjaft më mjaft më
Nisem Berisha: Ju e keni hallin, o papagall i Dejona Mihalit te zgjedhjet, te mergimtarët.
Adnan Rustemi: Ju e keni hallin te milionat që i keni përfituar kur keni qenë qeveri ju e keni hall pasurinë, ju i frikësoni dhe i druani byrotë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë ku zyrtarët e lartë të politikës të partisë të cilët janë bërë milionerë me kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës. Po ajo pasuri do të konfiskohet dhe do të kthehet. Angazhimi jonë të cilin ju dëshironi ta ndërprisni prandaj përpiqeni maksimalisht për ta bllokuar Kurtin në cilindo moment, përdor edhe Listën Serbe.
Nisem Berisha: Ju pjella të Serbisë ju punën e Serbisë e bëni në Kosovë me Listën Serbe bashkëpunoni ju. Ku e ke zotin Sveçla? E kishe me prostituta në vilën e Radqiçit dhe secilin prej juve.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128