Marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë? Çfarë biseduan Trump dhe Putin?!

29 Prill 2026, 20:35 / BOTA ALFA PRESS

Marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme. Në një reagim Kremlini është shprehur se biseda u përqendrua në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Iran dhe në luftën në Ukrainë.

Lidhur me Iranin, presidenti rus ofroi ide mbi programin bërthamor të Iranit dhe shprehu mbështetje për vendimin e Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin.

Megjithatë, presidenti rus i tha homologut të tij amerikan se parashikon “pasoja jashtëzakonisht katastrofike” nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin përsëri veprime ushtarake në Lindjen e Mesme.

Nga ana e tij, sipas Kremlinit, Trump beson se një marrëveshje për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë është afër.

Po ndodh...