SKANDAL/ Rektorja e Elbasanit “kapërcen” 2 grada shkencore brenda vitit, “Xhadat” kapin “mat” Elvira Fetahun

29 Prill 2026, 21:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

SKANDAL/ Rektorja e Elbasanit “kapërcen” 2 grada shkencore

Emisioni “Xhadat” dhe ekipi i MCN TV ka ndjekur një çështje e cila tregon hapur shkeljen e ligjit të arsimit të lartë në Shqipëri. 

Znj.Elvira Fetahu ka kapërcyer disa etapa në arsiminin e saj. “Xhadat” zbulojnë tek faqja e universitetit CV-në e Rektores dhe shikojnë trajnime, eksperienca profesionale dhe ndalemi tek Studimet Akademike.

Nga viti 2009 deri në vitin 2024, vihet re në shkelje të ligjit, se gradat shkencore që ka fituar në vitin 2015 si “Doktor Shkencash në Marketing” dhe në vitin 2016 titullin Akademik “Profesor i asociuar”, janë kryer brenda 1 viti.

Gazetari Ersid Karaj lexon ligjet dhe gradat shkencore se si përcaktohen në ligjin 80/2015 për Arsimin e Lartë:

Ky ligj në nenin 61, pika 1, përcakton se “Për fitimin e titullit “Profesor i asociuar” mund të aplikojë personeli akademik që gëzon gradën shkencore “Doktor”, prej së paku pesë vitesh, është personel akademik i kategorisë “Lektor” dhe përmbush standardet shtetërore për fitimin e titullit “Profesor i asociuar. 

Znj. Elvira Fetahu është doktoruar në vitin 2015, madje në gjysmën e dytë të këtij viti, pra në vitin 2016, ajo përfiton titullin “Profesor i Asociuar”, në pothuaj gjashtë muaj mbas doktoraturës.

Por le ta marrim për një çast se Universiteti  “Aleksandër Moisiu” i Durrësit e ka pas filluar procedurën e titullit në fjalë në bazë të ligji nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, por përsëri ky ligj e kishte të përcaktuar se afati kohor minimal për përfitimin e titullit akademik “Profesor i Asociuar”, duhet të jetë tre vite.

Në të dyja rastet ligjore zonja Fetahu është në shkelje. Këtu ka luajtur me “mjeshtëri” edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, sepse për fitimin e titullit Akademik “Profesor i asociuar” mund të aplikojë personeli akademik që gëzon së paku pesë vjetësh titullin “Profesor i asociuar” dhe deri këtu duket sikur gjithcka është në rregull, pasi znj. Fetahu rezulton me tetë vite si “Profesore e Asociuar”, por Universiteti Bujqësor i Tranës për t’ia hedhur ligjit, nuk e ka konsideruar faktin që nga “doktoratura” tek “Profesori” duhet të kenë kaluar të paktën dhjetë vjet.

Taulant Muka, ekspert arsimi shprehet se kjo tregon kapërcimet që bëhen gjithmonë me titujt në Shqipëri. Meqë zonja ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 2016, i bie të jetë i aplikuar ligji i 2015 i arsimit të lartë.

“Në nenin 61 thuhet se për titullin akademik “Profesor i asociuar”, duhet të aplikojë personali që gëzon prej 5 vitesh gradën shkencore “Doktor”. Është evidente që zonja nuk e plotëson kushtin 5-vjeçar”, shprehet Muka.

Eksperti Taulant Muka shprehet se kemi nevojë për një “vetting akademik” në Shqipëri, sepse këto persona që duhet të jenë ajka e shoqërisë, janë ata që kanë shkatërruar sistemin arsimor dhe e kanë lënë pa cilësi, por thjeshtë diplomore.

Ai thotë se, “Politika është bërë me kredenciale më të forta se sa titujt akademike dhe kjo është arsyeja pse jemi me nivele të ulëta arsimore dhe pse të rinjtë ikin edhe studiojnë jashtë.”

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës duhet të mblidhet dhe të hetojë rastin, sepse kemi kapur një rast doktoraturë që e kemi trajtuar para 6 muajve apo 1 viti ku 70% e gradës ishte plagjiaturë dhe ai person vazhdon jep mësim po në këtë universitet”, shprehet eksperti i arsimit, Taulant Muka.

Xhadat” shkuan tre ditë rresht në Universitetin e Elbasanit për të takuar znj. Fetahu, por në asnjë moment ajo nuk u përgjigj as me intervistë, me shkrim, as në telefon, madje, urdhëroi marrjen e masave nga punonjësit e shërbimit që dyert e universitetit të mbylleshin për gazetarin Ersid Karaj.

Mos reagim i saj për këtë çështje kuptohet qartë, ndaj Emisioni “Xhadat”, u bën thirrje organeve kompetente dhe arsimore në Republikën e Shqipërisë, të zbatojnë masat ligjor ndaj rastit në fjalë./Marrë nga MCN TV

Po ndodh...