Olivia Wilde “surprizon” rrjetin, ndryshim i dukshëm në pamjen e aktores

Aktorja amerikane Olivia Wilde ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave sociale gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Francisko, ku vihej re dukshëm humbja e peshës.
Ky ndryshim fizik i aktores u kthye në temë diskutimi online, ku shumë përdorues që kanë komentuar transformimin e saj të fundit.
Një video ku Wilde flet për punën në filmin “The Invite” e shpërndarë gjerësisht në platformën X, ka nxitur reagime të shumta dhe spekulime të ndryshme mbi dukjen e saj.
Në event, aktorja u paraqit me një fund të gjatë dhe pak të gjerë, të cilin e kishte kombinuar me një bluzë të bardhë të shkurtër që i nxirrte në pah krahët e hollë. Vëmendja u përqendrua dhe tek grimi më i errët rreth syve të aktores, duke i nxjerrë më në pah ata.
Në rrjetet sociale nuk munguan aludimet për arsyet e këtij ndryshimi, ku disa përdorues e lidhin këtë ndryshim me trendet më të fundit në Hollywood për humbje peshe e siluetë sa më të hollë, ndërsa të tjerë shprehen se ndryshimi është natyral, nga faktori kohë.
Olivia Wilde njihet prej vitesh për përkushtimin e saj ndaj fitnesit dhe praktikimit të një stili jetese të sa më shëndetshëm.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128