Kriza e Presidentit në Kosovë/ KQZ propozon datën 7 Qershor për zgjedhjet e jashtëzakonshme

29 Prill 2026, 22:28 / KOSOVA ALFA PRESS
Kriza e Presidentit në Kosovë/ KQZ propozon datën 7 Qershor

Kuvendi dështoi që të japë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri, dhe Kosova tashmë do të mbajë të tjera zgjedhje parlamentare brenda 45 ditëve.

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) Kreshnik Radoniqi, pas një takimi me Albulena Haxhiun, e cila ushtron detyrën e presidentes pas dorëzimit të mandatit nga Vjosa Osmani, ka propozuar si datë për zhvillimin e zgjedhjeve, 7 qershorin. Është Haxhiu ajo që i mbetet për të dekretuar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën, duke theksuar se pakica parlamentare nuk do përgjegjësi, por kërkon vetëm bllokimin e punës së qeverisë. Seancat kanë dështuar njëra pas tjetrës për mungesë kuorumi ndërsa kandidaturat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë marrë numrin e duhur të votave.

Si propozim nga Lidhja Demokrative e Kosovës, u hodh emri i ish-presidentes Vjosa Osmani, por që nuk u zyrtarizua si kandidaturë pasi nuk mori 30 vota nga parlamentarët

Po ndodh...