Atletico Madrid bën goditjen e madhe në merkato, 95 mln € për sulmuesin kampion bote

12 Gusht 2024, 17:14 / SPORT ALFA PRESS

Atletico Madrid bën goditjen e madhe në merkato, 95 mln €
Julian Alvarez është goditja e madhe e Atletico Madrid në merkaton verore.

Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn në lidhje me sulmuesin argjentinas, kampion bote si protagonist në Katar 2022.

Alvarez ka firmosur për 5 vite me “Los Colchoneros”, me klubin spanjoll që ka zyrtarizuar transferimin. Ndërkohë që “Qytetarët” do të përfitojnë rreth 95 mln euro përfshirë bonuset (75+20) nga kartoni i futbollistit argjentinas.

Atletico do të jetë ekipi i dytë europian për ish-lojtarin e River Plate, i cili te Manchester City fitoi titullin (2x), FA Cup, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

Me kombëtaren e Argjentinës, Alvarez ka fituar Kupën e Botës 2022 dhe dy herë Kupën e Amerikës (2021, 2024). 9 gola ka shënuar në 36 takime me fanellën albiceleste.

Atletico Madrid bën goditjen e madhe në merkato, 95 mln €

 

Po ndodh...

ide