Performancë shumë e mirë e Arbër Hoxhës ndaj Osijek, futbollisti i kombëtares tonë pjesë e formacionit të javës në Kroaci
12 Gusht 2024, 16:46 / SPORT

Arbër Hoxha arriti të shënonte golin e rradhës në kampionatin kroat me fanellën e Dinamo Zagreb. Ditën e djeshme ai e nisi titullar përballë Osijek dhe ia doli tundte rrjetën duke shënuar golin e dytë personal në po kaq ndeshje.
Anësori 25-vjeçar shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 21’ falë një asisti të Misic. Stopim me të majtën dhe goditje direkte për të kaluar në limit portierin kundërshtar e për të dërguar topin në rrjetë me majën e këmbës. Dinamo ia doli të përmbyste rezultatin duke marrë 3 pikë të rradhës që e mbajnë në krye të renditjes.
Performanca fantastike i ka mundësuar sulmuesit shqiptar një vend në formacionin më të mirë të kësaj jave në Kroaci.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


