Emrat/ Dhunuan dhe grabitën shitësin në Tiranë. Arrestohet 33-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët

14 Dhjetor 2025, 13:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Dhunuan dhe grabitën shitësin në Tiranë. Arrestohet
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (13 dhjetor), ku tre persona dhunuan dhe i grabitën 100 000 lekë shitësit në një biznes.

Në pranga u vu shtetasi, Marash Aliaj, ndërsa u shpallën në kërkim, Elton Hunda dhe Genc Logu. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht.

Policia sqaron se të tre autorët janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

 

Po ndodh...

ide