EMRAT/ Aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve në Elbasan, 9 prej të arrestiarve janë të huaj

14 Dhjetor 2025, 10:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve

Policia e Elbasanit ka arrestuar 16 persona, 9 prej tyre të huaj në kuadër të operacionit të koduar “Metalurgjiku”. Të arrestuarit akuzohen se ushtronin aktivitetin e paligjshëm në përpunimin e mbetjeve.

Të arrestuarit janë Juncheol Chung shtetas korean, Prakash Kadel – shtetas nepalez, Rahul Pal , Styend Pal, Munna Singh ,Rajesh Yadav , Aaditiya Raj, Rahul Pal , Dheeraj Kumar, shtetas indianë.

Ndërsa shqiptarët e arrestuar janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli ,Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi , Eglis Flaga.

“Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive”, thotë policia.

Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative 3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.

Po ndodh...

ide