Java e 16-të e Kategorisë së Parë/ Laçi mposht Skënderbeun, fitojnë edhe Pogradeci, Korabi & Besa

14 Dhjetor 2025, 16:28 / SPORT ALFA PRESS

Java e 16-të e Kategorisë së Parë/ Laçi mposht

Është mbyllur java e 16-të e Kategorisë së Parë me ndeshjen e fundit të zhvilluar mes Lushnjes dhe Besës. Besa e Kavajës regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi triumfoi në transfertë ndaj Lushnjes me rezultatin minimal 1-0.

Në duelin më të fortë të javës, Laçi mposhti Skënderbeun në shtëpi 2-1, duke ngushtuar diferencën në vetëm 4 pikë me korçarët, që kryesojnë kampionatin dhe kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Me të njëjtin ritëm po ecën edhe Pogradeci, i cili këtë fundjavë mundi Kukësin 2-0. Liqenorët renditen në vendin e tretë, me një pikë më pak se Laçi i vendit të dytë.

Korabi arriti një fitore të rëndësishme, duke mposhtur Apoloninë në Fier me rezultatin e thellë 3-0.

Dy ndeshje u mbyllën në barazim në javën e 16-të të Kategorisë së Parë, Iliria – AF Luftëtari 1-1 dhe Burreli – Kastrioti 0-0.

Po ndodh...

ide