Përfshihet nga flakët Parku Kombëtar në malin e Tomorrit, ndërhyrja e zjarrfikëseve e pamundur
12 Gusht 2024, 16:41 / AKTUALITET
ALFA PRESS
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit në Skrapar ditën e sotme.
Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe është përhapur me shpejtësi drejt pyllit me pisha të Parkut Kombëtar, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Skraparit dhe punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura.
Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Drejt Parkut të Tomorrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Skraparit janë nisur forca nga Berati dhe Poliçani, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe banorë të zonës.
-
Vendi rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore!
12 Gusht, 16:12 -
-
Mjegull tymi në aksin Thumanë-Kashar, dyshohet për vatër zjarri
12 Gusht, 16:01
Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja
Nga Namir Lapardhaja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128