Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi nxjerr emrin e "spiunit"...

7 Korrik 2025, 16:40 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi nxjerr emrin e

Pas lajmit që bëri bujë në media për ndalimin e reperit të njohur shqiptar Noizy në Zvicër, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga kolegu dhe ish-rivali i tij, Stresi. Ky i fundit ka aluduar në një përfshirje të mundshme të TikTok-erit Medi Iseni në këtë çështje, një emër me të cilin të dy artistët kanë pasur përplasje më herët.

Në një postim në Instagram, Stresi ka shkruar:

“Prej që kemi pasur problemin me ty, unë nuk kam udhëtuar direkt drejt Zvicrës me ‘check me pasaport’ se e kam ditur që ti je e bën denoncime edhe atje.”

Ai shton se personi në fjalë ka qenë në Zvicër pak ditë më parë dhe lë të kuptohet se mund të ketë ndikuar në arrestimin e Noizyt:

“Keni sharë gjysmën e Shqipërisë dhe çka pret? A thua veç me ne ke pasur probleme, pëllumbi i Zvicrës ti.”

Reperi e përmbyll reagimin me një shprehje me tone ironike:
“Vetëm në mal ëndërr ka me t’u duk deti i Shqipërisë”.

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, Stresi nxjerr emrin e

Po ndodh...

ide