Arrestimi i Noizyt në aeroport, gazeta zvicerane zbardh hetimet: Për krime të rënda me forcë, ka pasur probleme me ligjin edhe në të shkuarën
Muzikanti shqiptar Noizy (38 vjeç) u arrestua të shtunën në aeroportin e Zyrihut gjatë hyrjes së tij në Zvicër. Ai kishte udhëtuar atje për të prezantuar albumin e tij të ri.
Nga Lorenzo Petro, TAGES ANZEIGER
Reperi shqiptar, Noizy, u arrestua të shtunën në aeroportin e Zyrihut gjatë hyrjes në Zvicër.
Arrestimi u krye me urdhër të prokurorisë për krime të rënda me dhunë.
Klubi Rinora 4 në Rümlang, ku Noizy do të performonte, ka hequr tashmë të gjitha njoftimet për koncertin nga faqja e tij.
Precedentët penalë të muzikantit
Noizy, emri i vërtetë Rigels Rajku, kishte pasur probleme me ligjin edhe në gushtin e kaluar në Shqipëri.
Asokohe u arrestua pas një përfshirjeje të dyshuar në një sherr në një disko dhe ishte shpallur në kërkim.
Disa ditë më vonë u la i lirë me kusht dhe në nëntor u dënua me një gjobë prej 15 mijë eurosh për atë ngjarje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
