Protestë maratonë kundër Ramës/ Shqiptarët nuk ndalen, nga tubimi para Kuvendit në orët e para të mëngjesit, te marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ”Rama jepe dorëheqjen”.
Më mijëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit, të vendosur dhe me rezistencë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Një protestë ndryshe nga ditët e tjera. Revolta nisi organizimin që në orën e para të mëngjesit, me protestën që u zhvillua para Kuvendit, në orën 08:30. Protestë e cila u shoqërua me tensione e përplasje, pas nisjes së seancës plenare në Kuvend.
Qytetarët hodhën vezë në drejtim të deputetëve, ndërsa u hodh edhe gaz lotsjellës nga policia. Ndërkohë disa protestues u shoqërua në komisariate.
Protesta zgjati deri pas orën 17:30. Megjithatë pavarësisht revoltës në orët e paradites, protesta e paralajmëruar në orën 19:00 u zhvillua si çdo ditë me organizimin në sheshin Skënderbej, dhe marshimin drejt Kryeministrisë.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe i bënë thirrje SPAK të arrestojnë kryeministrin, vijoi marshimi në rrugët e kryeministrit.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128