"Edi Rama është i dëshpëruar”, Shehaj: Protesta ka mbetur masive, e pakapur dhe qytetare
Deputeti dhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se edhe pas 54 ditëve, protesta tregoi se nuk ka ndryshuar asgjë duke mbetur masive, e pakapur dhe qytetare.
“Ditët e para e kuptuam se kishim të bënim një gjë të jashëzakonshme. Rama mendoi se ishte një protestë spontane jopartiake. Filloi t’i injoronte se s’ka pjesëmarrja, duke i injoruar, kërcënuar.
Por çfarë ndodhi? Pas 54 ditëve protesta tregoi se nuk ka ndryshuar asgjë, protesta ka mbetur masive, e pakapur dhe qytetare.
Edi Rama është i dëshpëruar për këtë gjë. Nuk di të lexojë këtë. Nuk e priste. Mendoi se e kishte kapur Shqipërinë. Mori 84 mandate dhe as nuk i kalonte nëpër mendje që do të ndodhte kjo.
Një protestë e vazhdueshme, e konsumon Edi Ramën. Nëse në fillim kishte humbur mbështetjen se e dimë si e ka fituar pushtetin, falë edhe gabimeve të opozitës, dhe humbet çdo ditë. Kështu bien qeveritë në Perëndim, humb legjitimitetin e pushtetit. Dhe vjen një ditë që largohen”- tha Shehaj.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128