I riu i larë në gjak, transportohet me urgjencë drejt ambulancës! Thirrje protestuesve: Mos u dorëzoni!

23 July 2026, 10:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një i ri, që në kokë ka dhe një flamur kuq e zi është parë i mbuluar në gjak dhe është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në momentin që është nxjerrë nga turma, i riu u ka bërë thirrje protestuesve që të mos tërhiqen, duke përcjellë mesazhin: “Mos u dorëzoni!”. Ndërkohë, policia ka hedhur në drejtim të protestuesve ujë me piper dhe gaz lotsjellës, duke sjellë probleme me frymëmarrjen te shumë qytetarë.

Situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në terren janë angazhuar edhe ekipet e emergjencës.

 

 

Po ndodh...

ide