Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një re, shpallet në kërkim 42-vjeçari

Policia e Lushnjës ka shpallur në kërkim një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënieje seksuale me dhunë me një 27-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur shtetasi S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Kallëzimi është bërë nga 27-vjeçarja, në prani të dy familjarëve të saj. Mësohet se e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar në prani të psikologut se një ditë më parë një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Ndërkohë, në pranga është vënë vëllai i 27-vjeçares, shtetasi D. Y., 32 vjeç, i cili gjatë kohës që motra po kallëzonte ne polici, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit.
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e 42-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë
Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur bashkë me 2 familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se më datë 22.07.2026, një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në vijim shpallën në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
Dumbabistët e rinj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128