Humbi ndjenjat gjatë tubimit, një protestues transportohet me ambulancë në spital

23 July 2026, 12:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një protestues është ndjerë keq gjatë protestës të zhvilluar këtë të enjte para Parlamentit, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në protestë. Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesi ka humbur ndjenjat, ndërsa personat që ndodheshin pranë tij, kanë kërkuar menjëherë ndihmën e ekipeve mjekësore të pranishme.

Pas ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, protestuesi është marrë nga shërbimet e urgjencës dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me gjendjen e tij pas transportimit në spital.

Po ndodh...

ide