I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshimet

23 July 2026, 20:12 / AKTUALITET ALFA PRESS
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshimet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën teksa lahej në liqen.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak vetëm pak çaste pasi ka hyrë në ujërat e liqenit të Ohrit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë kryer manovrat e reanimimit në përpjekje për ta shpëtuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për disa minuta, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që shkaku i vdekjes të ketë qenë një arrest kardiak, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Po ndodh...

ide