Berisha: Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, Rama varrosi reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke pretenduar se Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, por “kartelet e drogës dhe qeveritarët më hajdutë të Evropës”.
“35 vite pluralizëm. Sot, në këtë Parlament… që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, por përfaqëson kartelet e drogës dhe qeveritarët më hajdutë të Evropës dhe më gjerë. Protestuesit paqësorë u shpallën terroristë”, deklaroi Berisha.
Duke u ndalur te reforma territoriale, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se hodhi poshtë një proces njëvjeçar, i cili sipas tij kishte mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, për t’i hapur rrugë manipulimit të zgjedhjeve.
“Sot Edi Rama kaloi edhe reformën territoriale… Varrosi një punë njëvjeçare, serioze, të mbështetur fuqimisht nga komuniteti ndërkombëtar. E varrosi sepse do me çdo kusht jo një reformë në interes të qytetarëve, por një reformë në interes të manipulimit të zgjedhjeve dhe të rrëmbimit të votave me çdo kusht“, u shpreh ai.
Berisha shtoi se, sipas tij, veprimet e kryeministrit tregojnë se ai ndodhet në fund të karrierës së tij politike.
“Ai ishte sot, me gjithë këto veprime, i pakallur. Këto janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që do të përfundojë në galeritë më të errëta të historisë. Edi Rama nuk shpëton më”, deklaroi kreu i PD-së.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128