“Kryeministri akuzohet për korrupsion”/ Media publike italiane, Rai: Revolucioni i Flamingove vazhdon, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Protesta e zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Media publike italiane RAI i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Tiranë, duke raportuar mbi përplasjet mes protestuesve dhe policisë, si dhe mbi akuzat që demonstruesit adresojnë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në shkrimin e saj, RAI thekson se “Revolucioni i Flamingove” vijon dhe se protestat kundër ndërtimit të një mega-resorti luksoz në një zonë të mbrojtur në Shqipëri nuk janë ndalur.
Sipas medias italiane, protestuesit akuzojnë kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe për “shitjen e territorit të vendit për përfitime ekonomike”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij.
RAI raporton gjithashtu se demonstruesit u përpoqën t’i afrohen godinës së Kuvendit në Tiranë, por u penguan nga forcat e policisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës dhe automjete me ujë për të shpërndarë turmën.
Media italiane thekson se protestat kanë vazhduar prej afro dy muajsh, duke e cilësuar lëvizjen si një nga zhvillimet më të rëndësishme të momentit në Shqipëri.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128