20 protestues shoqërohen në polici, mes tyre edhe një gazetare

23 July 2026, 18:15 / AKTUALITET ALFA PRESS
20 protestues shoqërohen në polici, mes tyre edhe një gazetare

Të paktën 20 protestues janë shoqëruar në polici pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Protesta u zhvillua që prej orëve të mëngjesit, në të njëjtën kohë kur brenda Kuvendit po mbahej seanca plenare. Situata u tensionua gjatë ndërhyrjes së policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe sprej me piper për të shpërndarë protestuesit.

Mes të shoqëruarve ishte edhe një gazetare, e cila, sipas informacioneve paraprake, u mbajt për disa orë në polici pasi nuk kishte me vete bexhin identifikues të medias. Ajo është liruar më pas.

Po ndodh...

ide