“Policia ka patur një listë me personat që do të arrestoheshin”, aktivisti: Fund i hidhur për kryeministrin

23 July 2026, 21:40 / POLITIKË ALFA PRESS
“Policia ka patur një listë me personat që do të

Aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se ishte policia ajo që shkaktoi përplasjet e sotme në protestën para Kuvendit.

“Përplasjet kanë qenë të shkaktuara nga ana e policisë. Protestuesit janë kapur duke ndenjur. Policia ka pasur një listë personash që duheshin arrestuar dhe ka kryer të gjitha manovrat e saj për t'i arrestuar këta persona. Janë diku mbi 23 veta të arrestuar. Pak prej tyre kanë dalë tashmë. Të tjerët pritet të lirohen, ndodhen në komisariate të ndryshme të Tiranës, por kryesisht te Komisariati numër 3. Po asistohen nga avokatët tanë dhe shumë shpejt besoj se do dalin sepse janë kapur pa kryer asnjë lloj akti dhune”, tha aktivisti në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Kur u pyet nëse jemi afër apo larg krijimit të një partie tjetër, Ilir Xhemalaj u përgjigj: “Jemi vite dritë larg. Nuk ka asnjë mendim të tillë. Nuk ekziston një mendim i tillë për krijimin e një partie politike. Ky është një shesh i madh. Unë flas si pjesë e grupit organizator dhe te neve nuk ka asgjë. Përkundrazi, është një mendim i cili është mënjanuar në mënyrë masive. Nuk ka një mendim të tillë. Se çfarë del apo se çfarë prodhon sheshi këtu, njerëzit janë me mijëra, normalisht që secili ka mendimin e vet. Por, ne si grupe organizatore nuk e mendojmë fare këtë pjesë. Ne duam thjesht që Rama të japë dorëheqjen dhe ne të rikthehemi në jetët tona, të kemi mundësi të çojmë përsëri fëmijët në plazh, të vazhdojmë jetën normalisht si më përpara”.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama do të ketë një fund të hidhur.

“Ne duam vetëm largimin e qeverisë, rrëzimin e sistemit dhe largimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Fundin e shoh shumë të hidhur për kryeministrin. Qytetarët do të jenë të lirë të organizohen mbas rënies së këtij kryeministri, do të jenë të lirë të fokusohen më në fund te institucionet e shtetit shqiptar. Këtu në protestë vijnë pedagogë nga të gjithë universitetet e botës, që janë larguar të rinj, që kanë dëshirën të japin për vendin e tyre, të rinj që janë larguar me dhunë nga kjo kasë politike. Është bërë një shpopullim i madh i Shqipërisë dhe ata duan vetëm të rikthehen në vendin e tyre dhe energjitë e tyre t'i japin për vendin e tyre”, theksoi aktivisti. 

 

Po ndodh...

ide