Rrënimi i euros dhe forcimi i lekut, Xama: Nuk erdhi as nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal
Gazetarja Ola Xama, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, rritjen e fortë të lëkur përballë euros, u shpreh se nëse do të ishte e vërtetë që rënia e euros është e lidhur me rritjen e eksporteve, kompanitë eksportuese do të kishin më shumë shitje dhe fitime, por kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi.
“Pak a shumë diskutimi është që është pranuar që oferta në treg e euros ka përmbysur raportin e kërkesës për euro dhe lekë. Pra euro dobësohet dhe leku forcohet. I gjithë debati që po bëhet është cilët janë faktorët që kanë ndikuar për të dobësuar monedhën euro, pra na janë rritur eksportet, na janë rritur të ardhurat nga turizmi, na janë rritur investimet e huaja, kemi më shumë llogari financiare në monedhë të huaj kryesisht valuta euro të cilat mund të justifikojnë këtë mbiçmim apo forcim të monedhës së lekut. Por nëse këto do e justifikonin atëherë vetë sektorët eksportues duke qenë se monedhat ku ata kryejnë veprimet me jashtë dhe më pas e konvertojnë në vend do i rezultonte me një humbje ata do kishin me shumë shitje dhe kjo shitje do t’i rriste fitimet dhe fitimet do të amortizonin edhe efektin e kursit të këmbimit. Në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo dhe prandaj është hapur i gjithë ky debati që të çojnë pastaj te diskutimet a ka apo jo faktorë të tregut joformalë që vijnë kryesisht nga aktiviteti kriminal”- tha Xama.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128