Rama nxjerr pamjet nga salla ku do mbahet Asambleja e PS: Do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese

8 Shtator 2024, 08:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama nxjerr pamjet nga salla ku do mbahet Asambleja e PS: Do të nisim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ku do të mbahet sot Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se sot dot ë zgjidhet ekipi drejtues i PS, që do të nisë edhe punën për të ndërtuar, siç thotë ai, skuadrën e re përfaqësuese PS 2030.

MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

Mbledhja e sotme e Asamblesë do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të partisë, për Kryesinë dhe Sekretariatin.

 

Po ndodh...

ide