PS mbledh Asamblenë Kombëtare në Durrës, takimi nis me fjalimin e Ramës! Çfarë pritet të ndodhë, ja axhenda

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare. Takimi do të mbahet në qytetin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama.
Sipas agjendës, më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të partisë, për Kryesinë dhe Sekretariatin.
Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti.
Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.
Jemi pak muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme dhe asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 8 shtator 2024
8 Shtator, 08:30
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

