PS votoi kundër dërgimit të Xhaçkës në GJK, Gaz Bardhi: Iu dha statusi “e paprekshme nga drejtësia”!

12 Prill 2024, 13:43 / POLITIKË ALFA PRESS

PS votoi kundër dërgimit të Xhaçkës në GJK, Gaz

Gaz Bardhi ka reaguar në lidhje me votimin e djeshëm në Kuvend të mazhorancës kundër dërgimit të cështjes për mandatin e Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i plotë:

Nuk mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi ndryshe për gjithë të tjerët.

Vendimi i djeshëm i Kuvendit që i jep statusin “e paprekshme nga drejtësia” investitores strategjike Olta Xhacka, është akti më i paprecedentë i ndodhur në 33 vjet. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të mos na pëlqejnë, por detyrimin për t’i zbatuar nuk e shmangim dot.

Duke refuzuar me votë politike zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, praktikisht Edi Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe Kryeministër dhe Kryegjykatës. Ky nuk është as shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Kjo është goditja më konkrete që i bëhet Reformës në Drejtësi dhe institucioneve të reja të dala prej saj. Edi Rama doli dje zbuluar përpara çdo qytetari si njeriu i pushtetshëm që është mbi ligjin dhe që trajton këdo ai dëshiron si mbi ligjin.

Nëse opozita dhe qytetarët humbin edhe mundësinë që paligjshmërinë ta korrigjojnë përmes institucioneve, zhbëhet i vetmi mekanizëm që ruan balancat në një shoqëri demokratike. Vullneti i Edi Ramës nuk mund të jetë kurrë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ai është vetëm vullneti i mbrapsht që në 11 vjet ka cënuar interesin publik për llogari të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që pasurohen dhe grabisin çdo ditë pronat dhe paratë publike.

Mbrojtja politike ndaj një zyrtari të mazhorancës që kërkohet nga drejtësia është mesazh që Edi Rama e ka përsëritur sa herë i është rrezikuar interesi i tij. Të gjithë mbajnë mend se në të njëjtën mënyrë u soll edhe me Saimir Tahirin, ku fillimisht e mbrojti nga drejtësia. Por mbrojtja politike nuk zgjat shumë. Si në atë rast, edhe në mbrojtjen që po i ofron Olta Xhackës, përgjegjësia mund të vonojë, por do të vijë!

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128