
Ilir Meta paralajmëron "tërmet" në parti: Do bëj Rithemelim prej vërteti!

Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar 'tërmet' në partinë e tij.
Meta thekson se PL duhet të rithemelohet, për t’i dhënë fund arrogancës të papranueshme në opozitë.
Por për cilin nga liderët e opozitës e ka fjalën Meta?
Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:
Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!
Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!
Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128