Përplasja Lapaj-Shabani, Agim Baçi: Do të njihet si koalicioni i dajës dhe tezes. Dogjën prespektivën e së ardhmes politike

Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e News24, e ka cilësuar debatin mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, si një debat që do t’i kushtojë më shumë se një mandat.
Baçi tha se nëse do të flitet për numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 11 majit, Lapajt i takon mandati, por sipas analistit, ai do duhej t’i qëndronte deklaratës që bëri, se nëse do të merrte një mandat atëherë nuk do të hynte në parlament.
“Lapaj nuk do të kishte humbur asgjë nëse do e mbante deklaratën e vet, se nëse do të fitonte një mandat nuk do të hynte në kuvend. Lapaj ka deklaruar se mua po më pengojnë për të hyrë në kuvend. Sot ka bërë një hap pas por ajo që ka ndodhur është evështirë të zbbëhet, por goditja është për të ardhmen, kanë humbur prespektivën politike të dy. Do të thonë se këta janë të rinj por po veprojnë me gjuhë të vjetër, po bëjnë fjalë për një karrige jo për të ardhmen e Shqipërisë. Do njihen si koalicioni i dajës dhe tezes”, tha Baçi.
Agim Baçi: Është një trishtim shumë i madh se janë dy të rinj të cilët kanë pretenduar një ndryshim të status quosë politike dhe me debatin nuk është se kanë humbur një mandat por kanë humbur një të ardhme.
Për mua mandati i takon Lapajt, ata njerëz që janë në listë të mbyllur pavarëisht se është një hile elektorale, ata nuk kanë heqë dorë nga kandidimi jo nga mandati. Deri në momentin e Kur doli që ishte i afërm i Shabanit, kuptova se debati është mes Lapaj dhe Shabanit.
Po ta marrim parimisht si janë votuar dhe po të flasim për listë të hapur, ai që ka marrë më shumë vota është Lapaj. Por ky debat do ti kushtojë shumë. Atë gabim që bënë para zgjedhjeve që nuk arritën të bëhen bashkë po e thellojnë me këtë lloj konflikti dhe është evështirë të flasim me koalicion të këtyre partive.
Lapaj nuk do të kishte humbur asgjë nëse do e mbante deklaratën e vet, se nëse do të fitonte një mandat nuk do të hynte në kuvend. Lapaj ka deklaruar se mua po më pengojnë për të hyrë në kuvend. Sot ka bërë një hap pas por ajo që ka ndodhur është evështirë të zbbëhet, por goditja është për të ardhmen, kanë humbur prespektivën politike të dy. Do të thonë se këta janë të rinj por po veprojnë me gjuhë të vjetër, po bëjnë fjalë për një karrige jo për të ardhmen e Shqipërisë. Do njihen si koalicioni i dajës dhe tezes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


