"Një vijë e ndan burgun nga vdekja..."/ Ervin Salianji tregon sa i tmerrshëm ishte burgu

10 Korrik 2025, 23:08 / POLITIKË ALFA PRESS

"Një vijë e ndan burgun nga vdekja..."/ Ervin Salianji

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për eksperiencën në burgun e Fierit, ku qëndroi rreth 10 muaj. 

Salianji e përshkroi burgun si "një vijë që e ndan nga vdekja". 

"Privimi i lirisë, një vijë e ndan burgun nga vdekja. Je i izoluar, ke një afat shyqyr Zotit, por në kuptimin e jetës, është një periudhë ngrirje. Është një periudhë e fikur në jetën e njeriut, përpiqesh të gjesh mënyra.

Të gjithë që po themi, që dalim në publik dhe kemi kujdes për interesin publik, i shohim edhe qeniet njerëzore si mekanizma, por të gjithë janë njerëz. Qëllimi është rehabilitimi. Se çfarë duhet të rehabilitohesha unë dhe të më hiqej mandati dhe të largohesha nga zgjedhjet, kjo e bën më të rëndë. Funksionet vijnë dhe ikin, nuk lind njeri deputet. Padrejtësia e një vendimarrje, ta bën më të vështirë vuajtjen e dënimit, koha nuk është e njëjta aty. Nuk ke mundësi të lëvizësh. Kë një televizor të vogël 32’ që e kanë të gjithë të burgosurit. Janë këto elementët pastaj që në jetën e përditshme nuk i mendon por i merr të mirëqëna", tha ndër të tjera Salianji. 

I pyetur nëse në burg kishte personazhe "vip", Salianji tha se kishte persona që përmenden në studio televizive. 

"Këta qe permendni ju, po plot kishte. Burgu ka më shumë se 800 vetë. Nuk jam nga këta që po takove… Edhe ata çuna që janë nën hetim, se nuk janë dënuar, janë aty, që është bërë si e famshme kjo 5D. Edhe persona të tjerë që kam denoncuar në publik kanë qenë aty. Në burg nuk shkon për t'u marrë çfarë ka bërë njëri dhe tjetri", tha Salianji. 

 

Po ndodh...

ide