Nga Mugabe te Maduro/ Rregullat e DASH për të lejuar hyrjen në SHBA, pa u hequr "Non Grata"
Viza mjekësore nuk është heqja e “non gratës”. Por ngatërrohen qëllimisht dy gjëra të ndryshme?
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka revokuar designimin e Sali Berishës si “non grata”, një fakt që mbetet i pandryshuar pavarësisht pretendimeve të kundërta që kanë dominuar debatin politik shqiptar në orët e fundit. Sipas faqes zyrtare të Departamentit të Shtetit, designimi i datës 19 maj 2021, i shpallur nga ish-Sekretari Antony Blinken, vazhdon të jetë aktiv dhe pjesë e rekordit zyrtar amerikan.
Debati ka nxjerrë në pah një konfuzion që po përdoret gjerësisht: Pretendimin se dhënia e një vize do të thotë automatikisht heqje e statusit “non grata”. Ky pretendim është i pasaktë, si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe nga praktika e vetë qeverisë amerikane.
Në thelb, kemi të bëjmë me dy vendime krejtësisht të ndryshme. Nga njëra anë është designimi publik sipas Seksionit 7031(c) të ligjit amerikan, një masë që Departamenti i Shtetit e përdor ndaj personave të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ose shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Ky designim është sanksion politik dhe diplomatik, i shpallur publikisht dhe me pasoja konkrete.
Nga ana tjetër janë përjashtimet e veçanta të njohura si waivers që mund të jepen në rrethana të kufizuara humanitare, mjekësore, diplomatike, ose kur ekziston interes i rëndësishëm shtetëror amerikan. Fakti që një person mund të marrë leje për një udhëtim të caktuar nuk do të thotë se sanksioni është hequr.
Një analogji e qartëson këtë dallim. Nëse një person ka kufizim të vendosur nga gjykata, por merr leje të veçantë për të kryer një veprim specifik, kjo nuk e anulon vendimin bazë gjyqësor. Kufizimi vazhdon. Leja është thjesht një përjashtim i kufizuar.
Historia ofron shembuj konkretë. Liderë si Robert Mugabe i Zimbabves dhe Nicolás Maduro i Venezuelës, të dy nën sanksione amerikane — kanë hyrë në territorin e SHBA-së për të marrë pjesë në aktivitetet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kjo ka ndodhur jo sepse sanksionet janë hequr, por sepse SHBA, si vend pritës i OKB-së, ka detyrime ndërkombëtare që kërkojnë lëshimin e vizave të kufizuara në raste të caktuara. Sanksionet vazhduan të ekzistonin të nesërmen.
Prandaj pyetja e vërtetë nuk është nëse dikush mund të marrë vizë. Pyetja është nëse është hequr apo jo designimi, që e ka bërë atë të papranueshëm në radhë të parë.
Deri Në momentin që u publikua ky shkrim, nuk ka asnjë njoftim publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të tregojë se designimi i Berishës është revokuar. Deklarata e fundit e DASH-it se “jepen rregullisht përjashtime për individë të caktuar kur kjo është në interes kombëtar” është gjuhë e waiver, jo e heqjes së sanksionit. Dallimi nuk është teknicitet ligjor. Ai përcakton nëse SHBA konsideron zyrtarisht Berishën person të rehabilituar politikisht apo jo dhe përgjigja e sotme mbetet jo.
Derisa DASH nuk shprehet për heqjen nga sanksioni 731(c) Sali Berishës, ai dhe familja e tij mbetet Ningrata në SHBA për Korrupsion madhor dhe minim të Demokracisë./Alfapress.al
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128