Zhdukja e Eglant Koçit/ Armand Shakaj vuan nga një problem shëndetësor, policia njofton spitalet

11 Qershor 2026, 11:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhdukja e Eglant Koçit/ Armand Shakaj vuan nga një problem

Në Pëllumbas, Qafëmollë dhe Malin me Gropa po përqendrohen hetimet për gjetjen e Eglant Koçit, i cili dyshohet se është vrarë dhe groposur nga miku i tij, Armand Shakaj.

Dëshmia e disa banorëve të zonës në Pëllumbas, të cilët kanë parë mjetin e Shakajt, ka bërë që policia të intensifikojë kontrollet në këtë perimetër.

Ky i fundit është marrë fillimisht në pyetje lidhur me ngjarjen, por pas dyshimeve të familjarëve se ishte ai autori, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Familja e Eglant Koçit e njihte 41-vjeçarin, pasi nëna e të riut kishte punuar në lokalin e tij.

Policia dhe grupi hetimor nuk kanë një pistë të qartë se çfarë e prishi marrëdhënien mes dy shokëve që rezultoi fatale për Eglant Koçin, ndërsa aludohet për një aktivitet me kriptovaluta.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, nuk rezulton që Shakaj të ketë dalë jashtë vendit. 

Grupi hetimor ka mësuar se Armand Shakaj vuan nga një problem shëndetësor. Për këtë arsye, uniformat blu kanë vënë në gatishmëri edhe bluzat e bardha, duke kërkuar bashkëpunimin e spitaleve publike dhe private në rast se ai do të paraqitet për të marrë ndihmë mjekësore.

Po ndodh...