Njoftimi zyrtar i DASH nuk ndryshon/ Nis festa për heqjen e "non gratas" së Berishës, po Lirisë, Shkëlzenit dhe Argitës i është hequr?

Fillimisht ne mediet pranë Berishës, me burime nga PD, u dha lajmi i heqjes së "Non grata" për Sali Berishën.
Ky i fundit pasi u prit me duartrokitje nga deputetët e PD, tha: U kry! Më pas i pyetur nga gazetarët, Berisha ka habitur kur ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë "non grata", por tani mund të udhëtojë në SHBA.
Burime të Alfapress.al thanë se e gjithë kjo histori ka të bëjë vetëm me një vizë të shkurtër për Berishën, për arsye shëndetësore, Ndërkohë gazetarët e pyetën Sali Berishēn, nëse edhe familja e tij, bashkëshortja, vajza dhe djali, janë të lirë të udhëtojnë në SHBA, por ai refuzoi të përgjigjej.
Ndërkohë ambasada amerikane në Tiranë interesimit të madh të medieve ju është përgjigjur thatë: Pyesni Departamentin e Shtetit.
Por nëse "pyet" DASH ajo që të vihet në dispozicion nga faqha zyrtare e tij është njoftimi i Ish-Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ku përveç shpalljes së sanksioneve ndaj familjes Berisha, mund të lexosh edhe motivacionin e rëndë: Korruosion madhor, minim i demokracisë, pengim i drejtësisë, etj./ Alfapress.al
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128