“Unë erdha, u krye”/ Burimet thonë se Berishës i hiqet statusi “NON GRATA”, ende asnjë njoftim zyrtar nga SHBA

11 Qershor 2026, 10:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“Unë erdha, u krye”/ Burimet thonë se Berishës i

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me duartrokitje nga deputetët e Partisë Demokratike në sallën e Kuvendit, pas lajmit që po qarkullon që prej mëngjesit të kësaj të enjteje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr statusin “non grata”.

Menjëherë pas hyrjes së tij në sallë, deputetët demokratë janë ngritur në këmbë dhe e kanë përshëndetur me duartrokitje.

Berisha, i shfaqur i buzëqeshur dhe i kënaqur nga zhvillimet e fundit, ka reaguar shkurtimisht nga foltorja në Kuvend, duke iu drejtuar deputetëve socialistë me fjalët: “Unë erdha, u krye”. Pavarësisht kësaj, ende nga Departamenti i Shtetit nuk ka një njoftim zyrtar, për këtë zhvillim.

Që prej orëve të para të mëngjesit, në qarqet politike dhe mediatike po qarkullojnë informacione se autoritetet amerikane kanë marrë vendim për heqjen e sanksionit ndaj Berishës.

Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja I humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe  anëtarët e familjes së  tij të ngushtë  si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

 

Po ndodh...