EMRI/ 15-vjeçari pësoi infarkt dhe vdiq në pishinë, arrestohet pronari i kompleksit

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë pronarin e kompleksit me pishina “GloW”, Ermal Koko, pas ngjarjes tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën një 15-vjeçar.
Bëhet fjalë për minorenin A.Peçi, i cili raportohet se mund të ketë ndërruar jetë pasi ra në kontakt me ujin e ftohtë dhe pësoi infarkt.
Sipas njoftimit të policisë, Koko akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërkohë, Prokuroria ka nisur verifikimet për të përcaktuar nëse subjekti kishte përmbushur standardet e sigurisë dhe kishte marrë masat e nevojshme për ndërhyrje në raste emergjente.
Ermal Koko është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128