Deputetët e PD “vjedhin” këngën e protestuesve dhe e këndojnë në Kuvend, Ulsiu bën ‘dirigjentin’: 1, 2, 3, Muli ngrije zërin!

Nuk kanë munguar skenat komike në seancën e sotme të Kuvendit, kur deputetët e PD-së nisën të këndonin thirrjet e protestuesve, teksa deputeti i PS, Ulsi Manja ndaloi fjalën dhe u kthyer në dirigjent.
Seanca mori edhe nota ironike kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se ishte i gatshëm t’i jepte 30 minuta kohë opozitës që të këndonin të gjithë repertorin e protestuesve.
Manja: I kam dëgjuar që në orën 10:00 kolegët, deputetët e opozitës tjetër që pretendojnë këtu në sallë dhe nuk e di pse bërtasin. Të gjithë keni thënë një fjalë, i kërkoni krahut këtij ‘uleni kokën; kërkoni falje; ikni’, ju jeni opozita apo protesta? Nëse jeni opozita jeni opozita, protesta është në shesh dhe me sa kam parë protesta thotë larg partitë. Ju dilni, rrini anash me idenë që do futeni brenda. Ky krahu këtej s’ka arsye për të ulur kokën. PS dhe ne me kolegët tanë kemi bërë kaq punë të mira.
Thirrje në kor nga opozita: Rama jepe dorëheqjen
Manja: Kur të mbarojnë ata këngët, do vazhdoj minutat e mia. Kjo protestë qytetare sigurisht që është shumë e bukur, por është normale në një demokraci që të protestohet. Kjo protestë ka një risi të bukur, kërkohet dorëheqja e liderit të opozitës. Keni parë protestë qytetare në botë që të thotë: të dorëhiqet lideri i opozitës? Shkoni atje sonte dhe shihni do ju pranojë apo jo, mos rrini anash. Doni paga dhe pensione? Duhen investime. Ju jeni ata që nuk doni investime në vend. Edhe unë kam pasur një ëndërr në vitet ’90, ‘Shqipëria si gjithë Europa’, që ma premtoi Berisha.
Muli ngrihu në këmbë. Shumë mirë. 1, 2, 3, 4, ngriheni zërin, vazhdoni. 3, 2, 1 është refren.
Po ndodh...
Mikrofoni i protestës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
