FOTO/ Zbulohet gjinia e foshnjës, Dafina Zeqiri surprizon fansat me postimin emocionues!

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke zbuluar gjininë e foshnjës që po pret.
Përmes disa postimeve emocionuese në rrjetet sociale, artistja konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen sërish prindër të një djali.
Në fotografitë e publikuara, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje të kaltër me mbishkrimin “It’s a Boy”, duke zbuluar kështu gjininë e anëtarit më të ri të familjes.
Ky lajm i bukur vjen vetëm pak javë pasi Dafina Zeqiri njoftoi gjatë një koncerti në Tiranë se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Gëzimi në familjen e çiftit është i madh, pasi nuk ka kaluar ende një vit që kur ata mirëpritën djalin e tyre të parë, Daskanin. Tashmë, vogëlushi po përgatitet për një rol të ri, atë të vëllait të madh.

Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128