Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, 2 herë deputet i PD dhe ish-nënkryetar i partisë

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, 2 herë deputet i Partisë Demokratike.
Dosti lindi në Gjirokastër, në vitin 1930. I biri i ish-ministrit Hasan Dostit. Pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan. U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”.
Dënohet në vitin 1953 me 25 vjet heqje lirie. Burgun e vuan në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.
Më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, një profil të djathtë të partisë së re, me moralitet kombëtar, të panjohur për 45 vjet.
Ishte nënkryetar i PD në vitet e para. U zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 tërhiqet nga politika aktive.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128