Marrëzia e madhështisë e Albin Kurtit!

8 Prill 2024, 14:27 / POLITIKË NGA AZGAN HAKLAJ

Marrëzia e madhështisë e Albin Kurtit!

Nuk është në sjelljen time politike dhe as njerëzore të paragjykoj njerëzit qofshin këta dhe liderë politikë që nuk i ndjek në kahjet e tyre.

Alfa e demokracisë na mëson se diversiteti i mendimit është themeli i pluralizmit.

Por kur ka raste ekstreme që jo vetëm shkelin principet bazike por krijojnë dhe preçedentë politikë edhe jashtë kufijve shtetërorë nuk mund ta frenoj reagimin deri në idhnim.

E kam fjalën për Albin Kurtin dhe disa veprime diversioniste sistematike sidomos tek faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi pak ditë më parë ai ftoi në Prishtinë një kandidat aspak te konsideruar edhe nga forca e vet politike z.Taravari për të pozuar dhe venë poshtë fotos diçitura provokative.

Jam i sigurt se as Taravari e as Tarravërë të tjerë nuk kani fuqi ti bëjnë ballë uraganit politik shqiptar Ali Ahmeti dhe kandidatit për President Bujar Osmani.

Por gjestet mistrece e intimiduese për interesa që nuk e di nga burojnë janë për tu konsideruar.

Ai është kryeministër i Kosovës.

E Kosova për veçse një pikë debulese, thembra e Akilit tonë nacional është një shtet i krijuar me luftë nga aleatët euroatlantikë.

Dhe euroatlantizmi të cilit i përkasim dhe Kosova e cila aspiron integrimin ka parime e norma strikte.

E për më tepër kur bëhet fjalë për intervenime elektorale në një shtet antar të NATO-s si Maqedonia e Veriut.

Më keq akoma kur në këtë vend shqiptarët janë faktor determinant shtetformues duke siguruar deri kryeministēr shqiptar.

Jo vetëm mitomania e narcizmi i z.Kurti por dhe sjellja frekuente e papërgjegjshme ndaj aleateve euroatlantikë janë një problem i madh që reflekton tek i gjithë Kombi Shqiptar.

Nuk e di se cila çmenduri politike justifikon kundërvenien e tij ndaj Ali Ahmetit dhe koalicionit që ai udhëheq “Fronti për Europën” me sloganin që drejton fushatën e tyre është:

"Jo Rusisë Po Europës -po SHBA-së”.

Nëse ka një kërcënim e skenar real ruso -serb në Balkan ai drejtohet pikërisht ndaj Kosovës.

Ndaj vllaznisht do të apeloj zotin Kurti:

Larg duart nga Maqedonia e Veriut.

Ali Ahmeti ka deshmuar se din të bëjë mirë jo vetëm luftën dhe paqen por dhe ta ngrejë në piedestalin e mohuar faktorin shqiptar në trojet e veta etnike në Maqedoninë e Veriut dhe ka shembur njëherë e përgjithmonë monopolin etnopolitik.

Doktrina e tij po bëhet realitet:

Maqedonia e Veriut shtet me paritet qytetar, bashkëjetesë ndëretnike, harmoni ndërfetare, orientim euroatlantik.

Është koha për presidentin e parë shqiptar.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë në mënyrë referendare Bujar Osmanin.

 

Po ndodh...

ide