Afera ‘Partizani’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e arrestit shtëpiak

8 Prill 2024, 14:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Afera ‘Partizani’, GJKKO rrëzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

Të dyja kërkesat e bëra, u shqyrtuan në orën 13:00 nga gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka. Avokatët e Berishës dhe Malltezit, kërkuan masë më të lehtë sigurie për klientët e tyre me pretendimin se në këtë fazë hetimi nuk është e nevojshme kjo masë arresti ndaj tyre.

Berisha dhe Malltezi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

 

Po ndodh...

ide