Manipulimi i Primareve në Korçë/ Kandidati: Ivi Kaso, nxitës i mbushjes së kutive të votimit

2 Mars 2025, 21:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Manipulimi i Primareve në Korçë/ Kandidati: Ivi Kaso,

Manipulimeve i Primareve në Korçë ka dalë sheshit teksa një prej kandidatëve të PD, Kujtim Hoxha nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale thekson se fletët e votimit janë mbushur edhe pse shumë nuk janë paraqitur për të votuar. Hoxha, nuk “kursen” as drejtuesin e Qarkut të Korçës, Ivi Kaso për të cilin shprehet se ishte një nxitës i mbushjes së kutive të votimit.

Reagimi i Kujtim Hoxhës në rrjetet sociale

“Përshëndetje “miqtë e mi” votues në Pustec. Përshendetje edhe kryetarit të caktuar të PD, kryetar i komisionit të votimeve njëkohësisht dhe anëtar i komisionit të numërimit Z. Kico Male. Meritë për këto votime ka edhe SH. Ivi Kaso i cili sehirxhi, për të mos thënë nxitës i mbushjes së kutive me vota të qytetarëve të kësaj bashkie që nuk ndodheshin në datën 1 mars 2025.

Bravo PD nga 11 që u paraqitën për votime, votuan plot 45 prej tyre. E si thoni ju, mosqenia prezent duhej t’i linte pa votuar? Jo, sakaq Ivi Kaso ka merita të veçanta për marrjen pjesë në votime të 1079 votuesve më shumë se në Korçë.

Ivi indiferent edhe pse ishte në dhomën e votimeve. Ndonjëri mund të thotë që ja fut kot. Pasi ta lexojnë sa më sipër aty para se të flenë do t’ju publikoj edhe pamjet filmike. Përpara Sh. Mondi, edhe ti Ivi, për pak harrova edhe SH.Vokshi. Edhe asaj urime”

 

Po ndodh...