Gati për t’u bërë pjesë e kombëtares së basketbollit, Masinburg merr pasaportë shqiptare

2 Mars 2025, 21:24 / SPORT ALFA PRESS

Gati për t’u bërë pjesë e kombëtares së

Christian Jalon Massinburg është pajisur me pasaportë shqiptare dhe tashmë është gati për t’u bërë pjesë e Kombëtares së basketbollit.

Ndonëse fillimisht kërkesa e 27-vjeçarit amerikan për të marrë nënshtetësinë shqiptare, vetëm disa ditë më parë, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare për të. Massinburg është një lojtar me eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe natyralizimi i tij me nënshtetësi shqiptare ka ardhur pas ndërhyrjes së FSHB-së për ta afruar në Kombëtare.

Ai aktualisht luan në kampionatin turk, në radhët e skuadrës Bahcesehir.

 

Po ndodh...