Lindja e parakohshme e vajzave dhe kritikat e bashkëshortit, rrëfehet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mbajtur një profil të ulët të jetës së saj personale. Ajo nuk ka folur asnjëherë mbi jetën romantike e raportin me bashkëshortin, Sajmirin.
E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter-Pan” në Tv Klan, ajo zbuloi se ai është kritikuesi i saj më i madh.
Tristan: Të kritikon burri për gjërat që thua në Parlament?
Jorida Tabaku: Është kritikuesi im më i madh, më këshillon çfarë të bëj më mirë. Unë e dëgjoj sepse më ndihmon të përmirësohem. Kur flas, kur debatoj e ka gjithmonë një mendim.
Sot Jorida Tabaku është nënë e lumtur e binjakeve Arba dhe Iris, dhe djalit Dren. Mirëpo, momenti i lindjes së binjakeve nuk ka qenë aspak i lehtë. Kjo pasi vajzat e saj kanë lindur prematurë, para kohe.
Duke folur për këtë periudhë të vështirë, Jorida rrëfeu se si e përjetoi atë: “Një moment që na ka forcuar së dyve, edhe mua, edhe Saimirin. Kur kthejmë kohëm pas themi se nuk ka si shëndeti.”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



