“Kush është k*rva që e kërcënon?”/ Përgjimet në dosjen e SPAK, deputeti i opozitës: Belinda Balluku të vijë në sallë dhe të japë llogari

6 Nëntor 2025, 11:35 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kush është k*rva që e kërcënon?”/

Deputeti i opozitës, Erlad Kapri ka kërkuar që zv.kryeministrja Belinda Balluku të paraqitet në Kuvend dhe të japë llogari se “kush është k*rva që e kërcënon”, përgjime të zbuluara në bisedat e saj me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, në dosjen e SPAK.

Erald Kapri: Po shkelni Kushtetutën, në kalendarin që keni vendosur disa akte normative e ligje me rëndësi mungon kryeministri i vendit dhe zëvendësja e tij.

Tani në aktin normativ qindra miliona euro merr për shpenzim zëvendësja e tij, por zëvendësja nuk vjen në Parlament edhe kur bëhen kërkesa për interpelancë, edhe kur ka ligje e akte normative që kanë të bëjnë direkt me të.

Por halli dihet sepse nëse Balluku vjen në sallë gjëja e parë që do të pyetet është kush është personi **** që e kërcënon atë, sepse ka një dosje të SPAK. Të vijë të japë llogari.

 

Po ndodh...

ide