Gjithçka në duart e njerëzve të Ramës, kush janë besnikët që fshihen pas kompanisë “ALBTrace Co” që do të kontrollojnë kanabisin në Shqipëri
Qeveria ka përcaktuar kompaninë “ALBTrace Co” e cila do të merret me procesin e shenjimit dhe ndjekjes së gjurmëve të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale në territorin shqiptar. Njerëzit e besuar të Kryeministrit Edi Rama që kanë mbajtur poste drejtuese në institucionet e vendit do të jenë administratorë dhe anëtarë të kësaj kompanie me kapital shqiptar dhe arab.
Kjo kompani administrohet nga Joana Suli e cila do të jetë përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.
Joana Suli mori drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) pas arrestimit të Ilir Beqajt. Në Dhjetor të vitit 2023 Suli u emërua në krye të agjencisë.
Ndërsa mes anëtarëve të kësaj kompanie është Alma Feskaj, e cila më herët ka qenë komisionere e Vetingut.
Alma Feskaj u shkarkuar nga detyra në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Por ky fakt mesa duket është mbajtur i fshehtë në aplikimin e saj në KPK.
Një tjetër i besuar i Edi Ramës është anëtar i kompanisë. Olsi Çoku, ish-kryetari i Bordit të AMF tashmë do të merret me kanabisin në vendin tonë.
Në dokumentet e dorëzuara në qendrën kombëtare të biznesit, rezulton se kompania ALBTrace CO është një shoqëri me kapital të përbashkët ku 51% e aksioneve zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë
V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.
Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’./Newsbomb
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
