Foto-Lajm/ Veliaj në burg, Piramidës 17 milion euro të "Fusha shpk" dhe "Edil- Al-IT" i bien pllakat!

Kompanitë “FUSH shpk" dhe “EDIL-AL-IT” kanë marrë nga Bashkia e Tiranës plot 15 milionë euro (Plus 2 milion shtesë gjatë punimeve), ose 1.73 miliard Lekë për “Rijetëzimin” e Piramidës së Tiranës.
Por sot një vit e gjysmë pas rikonstruksionit të ish muzeut të diktatorit, tanimë Qendër Teknologjie, ku më shumë pihet kafe se bëhet inovacion, godinës së Rilindur kanë nisur t’i bien pllakat. Megjithëse e rikonstruktuar me shifra astronomike, Piramidës iu shkul mermeri i shtrenjtë dhe iu vendosën pllaka majolike.
Sot, pllakat dhe suvaja, (Siç duket nga fotot e bëra sot më 10 Korrik 2025), po rrëzohen, e bashkë me to edhe fasada e një abuzimi monumental ku miliona euro nuk mjaftojnë për të bërë një rikonstruksion dinjitoz. Gjithashtu sikur të mos mjaftonte shuma e kripur prej 15 milion euro, rrugës gjatë punimeve Erion Veliaj ju shtoi edhe një fond tjetër prej 2 milion euro./Alfapress.al


Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




