Humbi mandatin për pak vota, kandidati i Fierit largohet nga "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt
10 Korrik 2025, 15:18 / POLITIKË

Kandidati i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” në Fier, Azmer Duleviç, i cili humbi mandatin për deputet në zgjedhjet e 11 majit me një diferencë të vogël votash, ka njoftuar largimin nga partia me të cilën kandidoi.
Përmes një mesazhi publik, Duleviç ka bërë të ditur se ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi politik në këtë forcë, duke e cilësuar këtë si një vendim personal.
“Të nderuar miq, dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


